Konflikti SHBA-Irani, Dhoma e Kongresit Amerikan: OK kufizimit të fuqive ligjore të Trump për luftën

10 Janar 2020, 12:21

Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan e kontrolluar nga demokratët, ka miratuar një rezolutë për kufizimin e fuqive ligjore të presidentit Trump për të nisur luftë me Iranin, pas vrasjes së komandantit Iranian të Pasdaran Souleimani dhe sulmit me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak.

Rezoluta e cila u miratua me 224 vota pro dhe 194 kundër tani do të duhet të kalojë në Senat me një shumicë republikane.

Tre deputetë republikanë votuan në favor të rezolutës, duke sfiduar Trump i cili i kishte kërkuar Partisë së tij që të refuzonte masën e propozuar nga demokratët.

"Shpresoj që të gjithë republikanët në Dhomë të votojnë kundër Rezolutës së Fuqive të Luftës e propozuar nga e çmendura Nancy Pelosi", ka postuar në Twitter manjati mbrëmjen e djeshme, duke sulmuar kryetaren demokrate.