Kongresi i PS, flet kryeministri Edi Rama

1 Mars 2020, 11:33

TIRANE- Sot zhvillohet dita e tretë e Kongresit të Partisë Socialiste. Kryefjalë punimeve të kongresit që ditën e sotme po mbahet në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ku nesër Meta ka thirrur tubimin për "Besëlidhje", do të jenë programet për të rinjtë. Studentë që kanë jetuar dhe studiuar jashtë vendit flasin për eskperiencën e tyre dhe arsyen pse kanë zgjedhur të qëndrojnë në Shqipëri.

Në ditën e parë të kongresit kryeministri Rama vlerësoi fuqizimin e rolit të gruas jo vetëm në strukturat e Partisë Socialiste por kudo në Shoqëri. Ai tha se do vendoset një bashkëkryetare në çdo organizatë socialiste dhe tekstet feministe do të futen me detyrim në programet e shkollave