Kongresi i PS/ Rama flet si kurrë më parë për Lindën, fjala e plotë

28 Shkurt 2020, 21:51

TIRANE- Kongresi i Partisë Socialiste gjatë ditës së parë të punimeve ngriti në piedestal gruan dhe rolin e saj në shoqëri e institucione, ndërsa u theksua se ajo quhet të jetë e pranishëm edhe më shumë në jetën politike dhe drejtuese të vendit. Me sloganin e nismës 'Edhe Një' ishte Lindita Nikolla ajo që drejtoi punimet gatë ditës së parë, ku theksoi se numri i grave dhe vajzave në PS është rritur me 10 %. Gjithashtu dënimi i dhunës ndaj grave por dhe fjalorit të ulët që përdoren ndaj tyre, duke iu referuara rastit të sulmit të Monika Kryemadhit ndaj ministres Etilda Gjonaj, u dënua ashpër nga deputetet socialiste që prekën podiumin e kongresit. Futja e teksteve feministe në shkolla ishte një ide që u hodh nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini dhe që u vlerësua shumë edhe nga kryeministri Rama, duke u shprehur se kjo duhet të vendoset në çdo sistem institucional. Rama tha se do të mbështes fuqimisht nismën 'një grua bashkëkryetare në çdo organizatë socialiste të realizohet, ndërsa u kërkoi grave që nëse kjo gjë iu cenohet atëherë t'u japin dajak çdo mashkulli që ngatërron vendin e tij'. 

Rama nuk kurseu as batuat me bashkëshorten e tij se ajo është opozita e tij më e fortë dhe se e mban atë me këmbë në tokë.Rrofsh moj grua që më kurseve në sy të shoqeve' tha Rama, ndërsa e konsideroi Lindën se arrin të mbajë të bashkuar familjen pavarësisht 'tërmeteve' që ai shpesh shkakton. Rama ka vlerësuar dhe shkëmbyer batuta dhe me të ëmën, Anetën, duke thënë se 'Linda ka plotësuar shumë mirë standardet e saj, dhe se ajo ka kritere më të forta se BE' apo Gramoz Ruçin duke thënë 'se atë e ka si Zahon'.

Në kongres mbajti një fjalë të gjatë edhe Linda Rama, fokusi i të cilës ishin fëmijët dhe një ofertë e re që duhet të ketë për gjeneratën e re. Mungesës së një teatri të ri për fëmijët, klasave sportive nëpër shkolla dhe festivaleve për to, Linda tha se kryeministri, që është edhe bashkëshorti i saj, nuk i ka dhënë një argument bindës për këtë çështje.

Kongresi i PS-së do të zgjasë për 3 ditë rresht dhe zgjedhja e strukturave të reja do të jetë fokusi i tyre në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Nga ky Kongres do të dalin dhe anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare. Në ditën e dytë të sesionit të punimeve do të votohet dhe për ndryshimin e statutit, e gjithashtu do të bëhet publike dhe axhenda e partisë deri në vitin 2020. Ndërsa në 1 Mars kryefjala e Kongresit do të jenë të rinjtë.

    No videos found.