Koni flet me shifra: Ja sa e ka rrogën një kirurg...prandaj ikin mjekët në Gjermani

16 Dhjetor 2019, 23:05

TIRANË- I ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo', kirurgu Artan Koni ka zbuluar se sa paguhet në Shqipëri një kirurg, duke i dhënë kështu edhe një përgjigje shumë të saktë për fenomenin e largimit në masë të mjekëve dhe infermierët në Gjermani.

Ai ka deklaruar një kirurg paguhet 500 deri në 600 euro, sipas së cilit nuk është e mjaftueshme për të bërë jetesën në Shqipëri.

Duke u ndalur tek dhënia e parave nga pacientët, kirurgu nuk e sheh një fenomen që vjen si pasojë e një page të ulët.

"Nuk funksionon meritokracia, nuk merren në punë në bazë të CV-së. Funksionon sistemi, Ministria thotë ato që kërkojnë punë të aplikojnë në sistem, por ka raste ku ka që aplikimi u anulua se nuk funksionon sistemi, u prish kompjuteri. Ky është arsyetimi që jep ministri shumë mjekëve, rrogat janë shumë të ulëta, kushtet e punës nuk janë të mira. Një kirurg merr 500-600 euro,

Ai duhet të shkojë në dy konferencë në vit, njëri prej tyre të jetë jashtë shtetit sepse duhet të mblidhen pikë se do të shërbejnë për të rifreskuar licencës. Jo të gjithë kanë aq lekë sa të përballojnë kostot e udhëtimit. Ky është problemi që kanë mjekët në Shqipëri. Marrja e ryshfeteve nuk është nga paga e ulët, mendoj se është më tepër dëshira që kanë njerëzit për të shprehur falenderimet që kanë mjekët", tha Koni.