Konkurenca në fasoneritë e Krujës “fsheh” të infektuarit me virus

20 Prill 2020, 18:32

Kruja shënon numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara ditën e sotme me koronavirus në vendin tonë. Fasoneritë vijojnë të jenë burimi i përhapjes në Krujë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë, konfirmoi sot 7 raste të reja në këtë qytet, tre prej të cilave janë pikërisht nga një fasoneri. Në një lidhje në skype për Report TV, përfaqësues nga dy fasoneri në këtë qytet sqarojnë situatën në dy fabrikat e këpucëve, që u kthyen në vatra të reja në Krujë të të prekurve me COVID-19. Jetnor Shima ekonomist i fasonerisë ku u shënuan 13 të prekur në një lidhje skype në emisionin ’Repolitix’ u shpreh se e vetmja punënjëse që rezultoi me COVID pas ardhjes së përfaqësuesve të Shëndetit Publik kishte një muaj që nuk ishte paraqitur në punë. Pas testeve theksoi Shima të gjithë rezultuar negativë me koronavirus. Fasoneritë tashmë kanë ditë që janë mbyllur, ndërkohë në rrethin e Krujës, numri i të infektuarve ka arritur në 23 dhe fatmirësisht nuk ka patur asnjë viktimë.