Konkursi /Përzgjidhen 8 vepra shkencore për antifashizmin në Shqipëri

1 Nëntor 2019, 17:46

Konkursi retrospektiv  për “Veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri, botuar në periudhën 1991-2019” është mbyllur. Juria ka përzgjedhur 1) Për veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri, nga autorë vendës, katër vepra: “Dosjet e luftës”, me autore Ana Lalaj (2014); 2) “Ripushtimi i Kosovës” (shtator 1944 – korrik 1945) me autor Lefter Nasi (1994);3) “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore” – Libri 1. 1939-1943 me autor Paskal Milon (2014) dhe 4) “Shqipëria dhe “Tokat e lirueme”, 1939-1946 me autor Romeo Gurakuqin (2018).

Për veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri, nga autorë të huaj (të përkthyer në shqip), janë 4 vepra: 1) Shqipëria gjatë luftës, 1939-1945 me autor Bernd J. Fischer (1999); 2) “Qëndresë dhe bashkëpunim në Shqipëri” 1939-1944: një analizë historike e gjedhes kulturore të mikut dhe armikut me autor Hubert Neuwirth (2006); 3) “Fitorja e hidhur - Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë” me autor Reginald Hibbert (1991); 4)“Lufta e fshehtë në Shqipëri – një histori e misioneve sekrete britanike 1940 – 1945”me autor Roderick Bailey (2019),Për veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri, nga studiues të rinj është gjykuar nga juria se prurjet e paraqitura nuk përmbushnin kriteret që të përzgjidheshin, si vepra për nominim.