Konstituimet e bashkive ne Vlore dhe Peqin

7 Gusht 2019, 17:33 | Përditesimi: 7 Gusht 2019, 17:33

Ditën e sotme është konstituuar këshilli bashkiak i Vlorës i cili përbëhet nga 51 anëtarë të dalë fitues nga zgjedhjet e 30 qershorit. Po sot ka marrë mandatin e dytë radhazi kryebashkiaku Dritan Leli i cili bëri betimin e tij në ambientet e Teatrit Petro Marko. Në këtë ceremoni ishin prezent kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i cili është njëkohësisht koordinator politik i jugut dhe Damian Gjiknuri koordinator politik i jugut.Lorenc Tosku është betuar në krye të Bashkisë së Peqinit duke pasuar në këtë post Sajmir Hasallën nga radhët e PDIU. Kryetare e Këshillit të kësaj Bashkie i zgjodh Flutura Nuka. Kreu i i Grupit parlamentar Socialist Taulant Balla gjatë fjalës së tij tha se halli i çdo banori duhet te jete ne zyrat e bashkisë për zgjidhje. Ai tha se Peqini nuk duhet të jetë i ndarë në mes të partive politike por i bashkuar në punët e rëndësishme.

b.ha./Shqiptarja.com