Konstituimi i Këshillit Bashkiak në Shkodër/ Mblidhen për protestë militantët e parë të PD

19 Gusht 2019, 10:21

Janë mbledhur pranë Universitetit të Shkodrës, militantët e parë të Partisë Demokratike në këtë qytet, të cilët pritet të protestojnë kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Shkodrës të dalë në zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërkohë Këshilli do të konstituohet pranë bibliotekës së Univeristetit të Shkodrës pasi vendi u ndryshua për shkak të protestës.

E vetmja pikë që nuk do të diskutohet në mbledhjen e konstituimit është ajo e kryetari të bashkisë, Valdrin Pjetri i cili u tërhoq për shkak të akuzave të PD për një dënim të marrë vite më parë për lëndë narkotike në Itali. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, bën me dije se kryetar i këshillit të Bashkisë Shkodër pritet të emërohet Brisela Kadia, ndërsa dy nën kryetarët pritet të zgjidhen Arvit Osja dhe Tereza Brigja.

Ndërkohë në protestën e PD pritet të marrin pjesë të gjithë ish-deputetët e PD në qarkun e Shkodrës di dhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Nga ana tjetër, krybashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi ka shkuar në zyrë dhe po vijon punën si ditët e tjera, ndërsa më pas pritet t'i bashkohet protestës së PD.

    No videos found.