Konstituohet Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, implementimi i rekomandimeve të OSBE dhe kërkesat e palëve janë sfidat

17 Qershor 2022, 11:14 | Përditesimi i fundit: 2022-06-17 14:30:22

Nis punën zyrtarisht punën Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Mbledhja e parë do të sjellë konstituimin e këtij Komisioni, teksa janë 18 deputetë që do të jenë anëtarë të tij. Komisioni i reformës zgjedhore përbëhet nga 18 anëtarë, ku mazhoranca socialiste do të ketë 9 anëtarë, PD-ja 6 anëtarë dhe anëtarët e tjerë janë Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Petrit Vasili.