Konsulli Ghorayeb për Report TV: Do shpëtojmë fëmijët shqiptarë nga kampet në Siri, Eva Dumani na ka ndihmuar! Operacionet e vështira, jemi sulmuar disa herë

2 Mars 2021, 19:37 | Përditesimi i fundit: 2021-03-02 19:59:22

Në një rrëfim për Report Televizion konsulli shqiptar në Liban Marc Ghorayeb përmes videove ekskluzive dhe deklaratave të tij, tregon detajet e operacioneve të kthimit të grave dhe fëmijëve shqiptare nga kampet në Siri. Vështirësitë që ata ndeshin çdo ditë, sulmet ndaj tyre të cilat jo rralëherë  u kanë rrezikuar jetën, gjendjen shëndetsore dhe psikologjike të tyre dhe mbi të gjitha garancinë që ata do ti kthejnë shpejt në Shqipëri.