Konsumi, Alban Zusi për Report Tv: Zero risk për mungesën e ushqimeve

24 Mars 2020, 15:22

Kreu i shoqatës së eksportuesve shqiptarë Alban Zusi në një intervistë për Report Tv tha se qytetarët nuk duhet të shqetësohen për furnizimin e tregut me produkte ushqimore. Pasi importet e ushqimeve bazë dhe të lëndëve të para për industritë përpunuese po vijojnë normalisht. Zusi e ka konsideruar zero riskun për problematikat mbi mungesën e ushqimeve. Sipas tij duhet të tregohet kujdes në mënyrë që të garantohet minimumi jetik.

"Importet e ushqimeve importet e ushqimeve bazë dhe të lëndëve të para për industritë përpunuese po vijojnë normalisht. nëse ka diçka që unë e them me bindje dhe sinqeritet të plotë është që qytetarët nuk pse të shqetësohen për garantimin me furnizime me produkte ushqimore. Risku për këtë është zero. E vetmja gjë për të cilën duhet të shqetësohemi është që të garantohet minimumi jetik që të mos kemi situata të tensionit social", tha Alban Zusi.Lidhur me shqetësimin e punonjësve mbi marrjen e rrogave, Alban Zusi ka pohuar se punëtorët do vijojnë që të marrin pagën në fund të muajit. "Pa diskutim që i garantoj punëtorët jo vetëm të biznesit tim por edhe me shumë biznesmenë që kam pasur kontakte që do i paguajnë punonjësit. Të gjithë këtë kanë shqetësim kryesor për të dhënë pagat, madje dhe biznese që kanë shkurtuar punonjësit po kujdesen sesi do t'i mbështesin këta punonjës", tha Alban Zusi