Konsumi në vitin 2020 u tkurr me -2.34%, tregtarët: Janë përgjysmuar shitjet, qytetarët blejnë vetëm ushqime

1 Prill 2021, 16:54

Konsumi i qytetarëve u përkeqësua në vitin e kaluar me 2.34%, niveli më i ulët që nga vitet 90’ raporton INSTAT. Ndërkohë tregtarët thonë se shitjet e tyre janë përgjysmuar, dhe se qytetarët marrin vetëm gjërat bazike. Nga ana tjetër qytetarët pohojnë se po kursejnë dhe shpenzojnë vetëm për ushqime