Konsumi nuk përmirësohet, bie inflacioni në 1.4%! INSTAT: Çmimet e ushqimeve në korrik u ulën me 1.3%

10 Gusht 2020, 17:50

Frika për një izolim të dytë të vendit si pasojë e pandemisë COVID-19, ka bërë që qytetarët të kursejnë dhe të mos shpenzojnë, veçse për ushqime.

Sipas raportit të fundit të INSTAT, për çmimet e konsumit thuhet se inflacioni ka zbritur në 1.4% nga 1.5% që ishte në korrik të vitit të kaluar. Ky tregues në muajin qershor ishte në nivelin e 1.8%, përsëri shumë larg objektivit të Bankës së Shqipërisë për një inflacion në vlerën e 3%.