Kontroll teknik për objektet mbi 50-vjeçar, Hysenlliu: Tërmetet e 2019-ës dhanë një shtysë të fortë

27 Shkurt 2020, 15:22

Të gjitha objektet, të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar,do t’i nënshtrohen procesit të kontrollit teknik, për të vlerësuar nëse janë ose jo të qëndrueshme dhe të sigurta, për të banuar apo ushtruar aktivitete publike.

Sipas ligjit të publikuar në fletoren zyrtare, kontrolli do të kryhet për të gjitha ndërtimet publike ose jo publike që kanë një vlerë të paktën 10 milionë lekë, por edhe objektet publike, si kopshte, çerdhe apo shkolla.