Kontrolli për protestues, pamje me dron nga trafiku në Bradashesh! Revoltohen qytetarët

18 Maj 2020, 14:14 | Përditesimi i fundit: 2020-05-19 08:23:28

Report Tv ka siguruar pamje me dron nga rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku gjatë ditës së sotme ka pasur radhë të gjata makinash dhe trafik të shtura për shkaka të kontrolleve që po u bëhet makinave një më një.

Kontrollet vijojnë për të shmangur lëvizjen e militantëve për të ardhur në protestën që pritet të mbahen pasditen e sotme në orën 16:30.

Radhët e gjata kanë sjellë revoltim dhe nervozizëm tek qytetarët, të cilët po lëvizin për arsye të ndryshme"

'Kam një orë e gjysmë e bllokuara këtu, po shkoj në Lushnje", tha e nervozuar një qytetare.

Një tjetër shtetase tha se "po shkoj në Tiranë për vizita të planifikuara, nuk kam lidhje me asgjë tjetër"