Masat për Koronavirusin, ja si i ndjek droni qytetarët këmba-këmbës, 629 gjoba në 24 orë

15 Prill 2020, 13:01 | Përditesimi i fundit: 2020-04-15 13:05:37

Droni dhe patrullat e policisë zbulojnë 629 shkelës të karantinës 90 më pak se ditën e parë të zgjatjes së fashës orare deri më 17:30.

Ndërkohë rritje ka numri i drejtuesve të mjeteve të cilët kanë shkelur rregullat u është hequr patenta dhe u është bllokuar mjeti sipas aktit normative është 130 persona.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi F. M., banues në Tiranë dhe është proceduar penalisht shtetasi U. A., pasi nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar në postobllokun e kontrollit.

Elbasani ka shënuar një të arrestuar në flagrancë shtetasi E. P., banues në Përrenjas, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.18 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.