Kryeministri Rama ka mbledhur në selinë e PS drejtuesit e qarqeve të Lezhë-Shkodër-Dibër-Kukës. Kjo lëvizje e Partisë Socialiste vjen një ditë pasi tre drejtuesit e kësaj Partie, Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla u ndanë për koordinimin politik të 12 qarqeve të vendit tonë.
Përkatësisht Rama do të drejtojë rajonin Lezhë-Shkodër-Dibër-Kukës. Shqipëria e Mesme i është besuar Taulant Ballës i cili do të koordinojë qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të jetë koordinatori rajonal i Fierit, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës.
Pas takimit të Ramës në Selinë e PS do të jetë Taulant Balla i cili do të mbledh 4 qarqet që ai ka në koordinim. Po kështu mbledhje do të bëjë edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi por mbledhja e këtij të fundit me qarqet që ka në drejtim do të bëhet në Fier.
E.L./Shqiptarja.com