Kopshti 'Besëlidhja' në Lezhë pa ngrohje për shkak të një sigurese, fëmijët qëndrojnë me temperatura nën 0

7 Janar 2019, 17:03

Mungesa e një automati ka lënë pa ngrohje fëmijet e kopështit Besëlidhja në qytetin e Lezhës, i cili është i përshtatur në ambjentet e konviktit të shkollës profesionale.

Kjo problematike vijon prej tre javesh, ndërsa ende nuk është gjetur zgjidhje, pasi rrjeti elektrik nuk e përballon ngarkesen. Në këto kushte shumë prej prinderve nuk i kanë dërguar fëmijet në kopësht, duke qenë se temperaturat janë mjaft të ulëta. Bashkia Lezhë pranon problematiken, duke deklaruar se i është kërkuar OSHEE zëvendësimi i automatit dhe kjo do të ndodhe në një kohë mjaft të shpejtë.

Realisht ju keni të drejtë sepse mungon ngrohja për të gjitha ambjentet e kopshtit. Por disa ambjentet i ngrohim me këto fuqi që kemi. kemi bërë aplikimet me shtesat e fuqisë që kemi. Kemi bërë aplikimet për shtesë fuqie tek OSSHEE-ja dhe sot deri në orën 14:00 besoj mbaron edhe shtesa e fuqisë dhe që nesër nuk do të ketë asnjë problem furnizimin me energji dhe ngrohje në kopshtin "Besëlidhja".

Ndue Lushi,  Drejtor i Shërbimeve, Bashkia Lezhë

Mbingarkesa në rrjetin elektrik solli djegien e panelit elektrik në godinen e konviktit tre javë më parë, duke rrezikuar dhe jeten e fëmijeve të cilët kanë të akomduar në këto ambjente prej gati 5 vitesh.