Korab Lita: Nuk e kam kërcënuar unë Rudina Hajdarin! Akuzat? Ishte gjaknxehtë

28 Tetor 2019, 13:06

Deputeti demokrat Korab Lita mohoi se ka kërcënuar kryetaren e grupit Demokrat Rudina Hajdari. Në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Lita u shpreh se nuk ka debatuar dhe kërcënuar asnjëherë Hajdarin.

"Ajo ia adresoi shqetësimin kryetarit të Kuvendit, që është njeriu kompetent. Unë jam koleg me Hajdarin dhe nuk përgjigjem për sigurinë në Kuvend'. Por a kanë pasur debate dhe a e keni kërcënuar? "Jo! Unë me zonjën Hajdari takohemi për ditë në zyrë.

Herën e fundit jemi takuar para dy ditësh ditën e mbledhjes dhe nuk kemi debatuar. Nuk kam informacion se zonja Hajdari është kërcënuar. Nëse ka terren për kërcënim, edhe unë jam deputet, mund të kërcënohem edhe unë" tha ai.

I pyetur mbi deklaratat e Rudina Hajdarit në 15 Tetor se Lita ka kërcënuar edhe deputeten Fation Dhimitri, ai u shpreh se "Në gjaknxehtësi e sipër thuhet, por ne jemi kolegë dhe nuk ka asnjë problem" tha ai.