Koraqi: Vaksina e vetmja shpresë për COVID-19, tek ne vjen brenda mars-prillit! Për mua shkollat duheshin mbyllur

30 Nëntor 2020, 22:57

Shefi i Mirobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi tha vaksina mbetet e vetmja shpresë për COVID-19. Ai tha se ajo mund të jetë gati në vendin tonë nga mars-prilli dhe se Shqipëria i garanton të gjitha kushtet për transportimin e vaksinës, e cila kërkon mbajtje të saj në dhjetëra gradë nën zero.