Korça, Lushnja dhe Laçi qytete shembull, pas orës 10:00 rrugët e qytetit bosh

19 Mars 2020, 13:36

Korçarët kanë qenë dhe vijojnë të mbetet qyteti shembull, të cilët janë ndërgjegjësuar dhe kanë respektuar të gjitha rregullat e vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Në rrugë, pas orës 10:00 ishin shumë pak qytetarë, numëroheshin me gishtat e dorës, por siç raporton gazetarja Gladiola Hoxha, ato nxitonin për të shkruar në shtëpitë e tyre. E njëjta panoramë është raportuar edhe në Lushnje dhe Laçit, ku rrugët kanë qenë të boshatisura.