Korça mbulohet nga dëbora, rruga për në Dardhë kalohet me zinxhirë

20 Shkurt 2020, 11:58

Edhe qyteti i Korçës dhe rrethinat sot në mëngjes janë zbardhur nga dëbora. Në zonat malore trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm duke bërë që në segmentin rrugor të Dardhës, makinat të përdorin zinxhirë nga kilometri 6 deri ne 14, ndërkohë që është bërë kriposja. Rekomandohet për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në akset kryesore për shkak të prezencës së dëborës dhe lageshtirës.