Korça me Qendër të Re Turizmi, godina e degraduar e ish-maternitetit transformohet tërësisht! Rama: Është super!

29 Janar 2021, 17:05

Në kuadër të vizitës së tij ditën e sotme në qytetin e Korçës, kreu i qeverisë Edi Rama është ndalur edhe në kantierin ku po ngrihet Qendra e Re e Turizimit, e treta e këtij lloji pas atyre të Valbonës e të Vermoshit, pronë publike e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo si dhe nga ministri Niko Peleshi.