Korça 'mini' karnavale prej COVID-19! S' ka festë të madhe në qendër të qytetit, por grupe të vogla lagje më lagje

4 Korrik 2020, 21:58

"Karnavalet e Korçës një traditë e hershme e qytetit juglindor, këtë vit vijnë në një formë të veçantë. Shkrepe Karnaval, ka 10 minigrupe të cilat performojnë në lagje dhe rrugicat karakteristike të qytetit duke ruajtur distancën nga njeri - tjetri dhe duke shmangur grumbullimet masive".

Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo dhe drejtoresha e qendrës kulturore, Blerta Belliu, u shprehen se në këto karnavale ndryshe nga vitet e kaluara për shkak të pandemisë COVID, nuk do te vijnë qytetaret në karnavale, por ato do të shkojë tek ta.