Korça ndez dritat e festave, qytetarë dhe turistë pushtojnë qytetin

8 Dhjetor 2019, 12:14 | Përditesimi i fundit: 2019-12-08 14:16:32

Mbrëmjen e së shtunës Korça çeli 'Festivalin e Dritave' duke përcjellë tek qytetarët edhe turistët atmosferën e bukur të festave të fundvitit.

Pas numërimit mbrapsht nën zërin e fëmijëve dhe pjesëmarrësve u ndezën njëkohësisht të gjitha dritat e qytetit për të çelur kështu pragun e festave të fundvitit. Turistë vendas e të huaj, qytetarë edhe fëmijë përjetuan një mbrëmje ndryshe. Atmosfera i ka dhënë qytetit një tjetër dimension mes magjisë se dritave dhe ngjyrave.

Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo ka shprehur solidarizimin e qytetarëve të Korçës dhe institucioneve ku përmes një koncerti bamirësie në sheshin e pazarit të vjetër fondet e mbledhura do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

Ndërkohë që një kalendar i pasur aktivitetesh do e shoqërojë Korçën përgjatë gjithë muajit të festave duke synuar që serish Parisi i vogël të mbetet epiqendra për turistët

    No videos found.