Korça në ‘shtetrrethim’! Nga e diela në orën 06:00 nis ndalimqarkullimi për mjetet

14 Mars 2020, 18:43 | Përditesimi: 14 Mars 2020, 18:53

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, njofton se ditën e dielë, datë 15.03.2020, duke filluar që prej orës 06:00, deri në një njoftim të dytë në të gjithë qarkun e Korçës, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke përjashtuar ato mjete që janë të autorizuara nga Policia si autoambulanca, mjeteve që kryejnë funksione shtetërore, mjeteve që transportojnë mallra apo që ofrojnë shërbime.

Do të lejohet qarkullimi i automjeteve të mediave të loguara, nëse ato do të pajisen me autorizimin përkatës pranë strukturave të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Korçë.

r.k./Shqiptarja.com