Korca nën tingujt e serenatës korçare dhe shkodrane, turistët: Muzikë që mëson zemrën

27 Tetor 2019, 18:39

KORÇË- Mbrëmjen e së shtunës në sheshin e Pazarit të vjetër në Korcë, erdhën në një nate magjike, këngët himn të dashurisë, serenatat korçare dhe serenatat e Shkodrës.

Dy qytetet vatra të kulturës, nën tingujt e muzikës së papërsëritshme të serenatave, dje sollën festë në Korçë. Qindra turistë midis tyre dhe të huaj në rrugët e kalldrëmta të Pazarit të vjetër sollën një mbrëmje vallëzimi, mes dashurisë dhe serenatës.