Korça nuk i rrit çmimet e fruta-perimeve! Disa tregtare ndalin punën

16 Mars 2020, 14:00

Edhe pse çmimi i fruta dhe perimeve kanë pësuar luhatje në disa tregje të vendit, në qytetin e Korçës kjo situatë paraqitet normale. Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë vërshuar drejt tregjeve të fruta-perimeve, pas konfirmimit të rasteve në Shqipëri me koronavirus, ku një kërkesë të shtuar ka pasur kryesisht për produktet me përmbajtje të vitaminës C.

Qytetaret shprehen se çmimet janë normale dhe se nuk ka abuzime.

Edhe pse tregu i fruta perimeve qëndron hapur në qytetin e Korçës, një pjesë e mirë e tregtarëve ka ndalur punën për shkak të kufizimit të qarkullimit të automjeteve.