Korçari rrëfen SOROLLATJET në gjykata dhe SULMON avokatët: Drejtësi do bëhet kur të VDES

10 Shtator 2020, 10:25

Një qytetar nga Korça u bë pjesë e emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv mëngjesin e sotëm. Historia e tij ishte e trishtë pasi zotëria rrëfeu sorollatjet në Gjykata. Ai sqaron se ka tre vite e gjysmë që për një çështje gjyqësore nuk ka një vendim. Akuzon ashpër avokatët duke i quajtur të poshtër dhe bën ironi duke thënë se drejtësi do bëhet kur ai të ndërrojë jetë. Ndiqeni mendimin e zotërisë.