Korçë/ Akuzohet se përdhunoi 43-vjeçaren e sëmurë, flet i afërmi i 20 vjeçarit: Jam i bindur që nuk e ka bërë, është djalë i rregullt

27 Mars 2021, 10:43 | Përditesimi i fundit: 2021-03-27 14:20:18

Bilbil Karumi, i afërm i 20 vjeçarit Klavio Karumi që akuzohet se ka përdhunuar një 43-vjeçare me probleme të shëndetit mendor  ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në Miras të Korçës.

"E ka arrestuar mbrëmë policia. Askush nga familjarët nuk kanë mundur ta takojnë. I kanë caktuar një avokat kryesisht. Jam i bindur që nuk e ka përdhunuar kushëriri im. 43 vjeçarja është me probleme mendore, nuk janë të besueshme deklaratat e saj. Ishte djalë i rregullt dhe jetonte vetëm më të ëmën në kushte shume të vështira. Ishte martuar 2 muaj më parë. Policia e ka arrestuar pa prova. Nuk është bërë analiza e ADN që të vërtetojë atësinë", ka thënë i afërmi i Klavio Karumit.