Kapet i riu nga Afganistani dhe një shqiptar në Pogradec, po transportonin 4 emigrantë me makinë e tyre

23 Shtator 2020, 14:40 | Përditesimi i fundit: 2020-09-23 16:43:36

Policia e Korçës vijon operacionin “Perimetri”, ku së fundi ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve është shtetas i huaj nga Afganistani.

Ky i fundit dhe një shqiptar janë kapur duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Kapen duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej të cilëve shtetas i huaj.