Korçë/ Basha me nxitim për takimin me banorët, gjobitet nga policia

11 Mars 2019, 16:14 | Përditesimi: 11 Mars 2019, 16:14

Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me simpatizantë të PD-së në qytetin e Korçës. Duket se ai ka qenë me nxitim për të mbërritur në takim dhe ka parkuar makinën në trotuar duke mos kërkuar një vend parkimi.

Por policia nuk e ka kursyer shkeljen e kryedemokratit duke e gjobitur dhe duke i vendosur hekurat, duke i bllokuar makinën personale, atë të shoqërimit, si dhe duke i vendosur mase administrative.

Basha ndodhet në Korçë në vijim të turit të tij të takimeve në rrethe, për të ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së 16 marsit.

r.k./Shqiptarja.com