Korçë, Basha pritet me makina luksoze e nga qindra qytetarë pa maska e pa distancimin social

31 Mars 2021, 11:53 | Përditesimi i fundit: 2021-03-31 12:08:33

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka mbërritur sot në Korçë, ku do të zhvillojë takime me qytetarët. Ajo që bie në sy edhe njëherë është përsëritja e të njëjtit skenar sikurse edhe gjatë takimeve të tjera elektorale, ku Basha mbërin me makina luksoze.

Po ashtu ai është pritur nga qindra simpatizantë, të gjithë pa maska dhe duke mos respektuar distancimin social.Grumbullimet në takimet elektorale të Bashës janë kritikuar jo pak edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se ai po bën “infektim masiv”.