Korçë- E përplas makina kur po kalonte rrugën, këmbësorja në gjendje të rëndë! Shoqërohet shoferi

9 Shkurt 2020, 11:55 | Përditesimi: 9 Shkurt 2020, 11:55

KORCE- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Zvezdë, Maliq, ku një mjet tip Benz me drejtues I.H. nga Elbasani ka përplasur këmbësoren R. Xh., rreth 40 vjeçe.

Ai është dërguar në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat. Policia njofton se grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

b.ha./Shqiptarja.com