Korçë, fluks pas Vitit të Ri, rradhë e gjatë makinash në aksin Boboshticë-Dardhë

3 Janar 2021, 12:01 | Përditesimi: 3 Janar 2021, 12:01

Gjatë ditës së sotme është konstatuar një rradhë e gjatë makinash në aksin Boboshticë-Dardhë.

Turistë shumtë kanë sjellë ngarkesë të shtuar me mjetet e tyre aksin rrugor.

Mbi 100 makina qëndruan në pritje për të arritur në fshatin turistik.

Situata aktualisht është normalizuar dhe policia ndodhet në terren për të organizuar kalimin e makinave.

Për Vitin e Ri Dardha ka qenë një ndër destinacionet më të frekuentuara nga turistët, çka ka sjellë dhe rradhën e gjatë të makinave, për shkak edhe të largimeve.

b.ha./Shqiptarja.com