Korçë/ Grabitet arka e Katedrales për të 3-tën herë, Papa Ilia: Metropolia është e shqetësuar

3 Shtator 2018, 10:14 | Përditesimi i fundit: 2018-09-03 15:09:58

Korçë-Një grabitje ka ndodhur gjatë natës, ku në qendër të qytetit, persona të paidentifikuar kanë grabitur arkën e kishës brenda Katedrales. Autorët e grabitjes, kanë dëmtuar edhe sendet e tjera që ndodheshin brenda katedrales.

Papa Ilia, në një prononcim për mediat ka thënë se kjo katedrale po vidhet për herë të tretë dhe se vala e grabitjeve po vazhdon.

Është e treta herë që vidhet Katedralja. Metropolia është tepër e shqetësuar. Vala e grabitjeve vazhdon të ndihet edhe sot. Janë vjedhur arkat, dhe ajo e të varfërve me vlerë rreth 200 mijë lekë të vjetra.

Papa Ilia, prifti i Katedrales