Korçë, humb jetën drejtuesi i karrocës me kalë pas përplasjes me një makinë

23 Shtator 2020, 08:39

Aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin nacional Korçë - Bilisht në fshatin Nevicisht.

Sipas të dhënave, 27 vjeçari Ervin Gega, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen", ka përplasur 70 vjeçarin Hekuran Ramo, banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35 të ditës së sotme. 

Në momentin që ka dalë në mes të rrugës kafsha është trembur dhe është kthyer pas duke i dalë para një automjetit që po kalonte aty dhe si pasojë e përplasjes drejtuesi i karrocës ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa Ervin Gega u dërgua në Spital për kontroll mjekësor, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.