Korçë/ I iku dy herë policisë, përfundon aventura e 20-vjeçarit, kapet duke transportuar 21 emigrantë!

1 Tetor 2020, 09:10

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Korçës për transportimin e 25 emigrantëve të paligjshëm me qëllim kalimin në vendet e BE-së.

Fillimisht në dalje të qytetit të Maliqit u arrestuan 4 persona të cilët po transportonin 21 emigrantë drejt Tiranës. Ata po udhëtonin me mjetet tip "Benz" dhe "Range Rover" dhe u merrnin 500 euro çdo personi me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Në pranga ranë Sivi Leka, 20-vjeç, Sulejman Ylli, 20 vjeç, Edison Dema, 22 vjeç dhe Fatmir Farruku 21 vjeç banues në fshatin Burizanë të Krujës.

Silvi Leka është shpallur edhe më herët në kërkim me të njëjtën akuzë për transportimin e emigrantëve të paligjshëm. Ai ka arritur t'i largohet 2 herë policisë më konkretisht më datë 5 gusht ku së bashku me dy persona të tjerë po transportonin 3 emigrantë. Ata u ndaluan në unazën e Pogradecit por Silvi Leka ka arritur t'i largohet policisë.

Lajm në përditësim...