Korçë, i pikasin banorët, refugjatët ikin me vrap për t'i shpëtuar policisë

11 Tetor 2018, 09:40

KORÇË - Qarku i Korçës vijon të jetë porta hyrëse e refugjatëve nga vendet e botës së tretë dhe ato në luftë. Pasi hyjnë ilegalisht përmes kufirit të gjelbër, emigrantët i drejtohen territorit shqiptar, me synim daljen në vendet e BE.

Edhe këtë të mërkurë në Korçë janë konstatuar disa refugjatë, të cilët janë parë teksa vrapojnë për t'i ikur policisë. Ata janë pikasur fillimisht nga banorë të zonës.

Nga autoritetet nuk ka asnjë informacion zyrtar, ndërsa nuk dihet ende nëse refugjatët janë ndaluar nga policia.