Korçë/ Konflikt mes dy personave, plagoset me thikë një 28-vjeçar! Policia në kërkim të autorit

8 Tetor 2020, 19:22

KORÇË - Një konflikt i çastit mes dy personave në Korçë përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre.

Rreth orës 18:10 në lagjen nr.17 një 46-vjeçar me iniciale E.I. banues në Korçë goditi me thikë në këmbë një 28-vjeçar.