Korçë/ Lokali te 'Pazari i Vjetër' ishte kthyer në 'strofull heroine', arrestohet dhe një 18-vjeçare

24 Gusht 2020, 09:26

KORÇË- Dy persona janë arrestuar në qytetin e Korçës sepse kishin shndërruar lokalin në një "strofull" të shitjes dhe prodhimit të drogës.

Ky lokal gjendej në "Pazarin e Vjetër" të këtij qyteti, një nga zonat më turistike, teksa në pranga ka rënë një 31-vjeçar me inicialet H. T., 31 vjeç dhe një 18-vjeçare K. Z., të dy banues në fshatin Pojan të Maliqit.Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, mësohet se janë gjetur një sasi e konsiderueshme të drograve të forta, më konkretisht 73 doza dhe 77 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 30 kapsula metadoni dhe 1 peshore elektronike. Ndërkohë mes të tjera, iu gjet edhe një punonjëse e pasiguruar.