Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne (1 shkurt) në qytetin e Korçës. Një makinë tip "Ford" ka përplasur një 80-vjeçare me iniciale J.Zh. në lagjen nr. 18. Si pasojë, e moshuara u dërgua në spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
