Korçë, me plagë në trup, gjendet i pajetë pronari i një lokali në Mborje

19 Dhjetor 2019, 09:14 | Përditesimi i fundit: 2019-12-19 15:09:14

KORÇË- Pronari i një lokali në fshatin Mborje në Korçë është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët e tij rreth orës 07.15 të mëngjesit të sotëm. Flamur Duci, 45-vjeç është gjetur pranë lokalit të tij me plagë në trup të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet prerës, duke ngritur kështu pistën se ai mund të jetë vrarë.

Policia njofton se grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj."Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.