Korçë/ Motorri përplas të moshuarën, gruaja në gjendje të rëndë në spital

7 Shtator 2019, 18:03 | Përditesimi: 7 Shtator 2019, 18:03

KORCË- Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçës, ku një motorr ka goditur një grua të moshuar.

Burime nga vendngjarja raportojnë se e moshuara është dërguar drejt spitalit të Korçës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për të kontrolluar zonën dhe zbuluar shkaqet e aksidentit.

r.k./Shqiptarja.com