Korçë/ Nuk raportoi drogën e mbjellë, pranga kryeplakut dhe 3 të rinjve! Një tjetër në kërkim

26 Gusht 2020, 09:15

KORÇË- Kryeplaku i fshatit Voskop ka rënë në prangat e policisë sepse nuk ka denoncuar drogën e mbjellë në vendin e quajtur “Lumi i Mullirit” mbi fshatin Polenë e Vjetër. Ndaj 47-vjeçarit Oltian Shaholli rëndon akuza për veprën penale "Shpërdorim detyre", pasi e ka detyrim që të ushtrojë kontrolle në territor dhe të njoftojë policinë.

Report Tv mëson se bashku me të janë arrestuar Muhamet Shaholli 22 vjeç; Elvis Shaholli 20 vjeç; Ilirjan Zaçe 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim D. Z., 18 vjeç. Këta të rinj kishin kultivuar disa fidanë kanabis, teksa iu gjetën edhe 65 copë fishekë luftarakë. Ndërkohë, një sasi tjetër e 20-vjeçarit Ilirjan Zaçet, iu gjet një sasi tjetër kanabisit, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu.