Korçë, përcillet mes lotësh i riu që vdiq te komisariati, familjarët në protestë

18 Maj 2018, 16:35 | Përditesimi: 18 Maj 2018, 17:12

Është përcjellë për në banesën e fundit 27-vjeçari Enea Ftoj, i cili u gjet i pajetë në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës. Familjarë, por edhe qytetarë të tjerë, kanë protestuar për vdekjen e 27-vjeçarit, duke akuzuar policinë si shkaktare. Me pankarta ku shkruhej “Larg policisë raciste”, “duam drejtësi” dhe “Stop racizmit”, familjaret kërkuan zbardhjen e ngjarjes.

I riu Ena Ftoj u gjet një ditë më parë i pajetë në ambientet e komisariatit të Korçës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i familjarëve, të cilët akuzuan policinë për vrasje, pasi në trupin e viktimës kishte shenja dhune.

b.ha./Shqiptarja.com