Korçë/ Përfshihen gjatë natës nga flakët tre makina të parkuara në garazh

21 Prill 2020, 08:44 | Përditesimi i fundit: 2020-04-21 09:29:36

KORÇË- Tre makina janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës, fatmirësisht vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, në garazhin në pronësi të Ilir Metës.Një nga automjetet ishte e Metës, e ndërsa dy të tjerat të një tjetër qytetari që paguante. Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, teksa nuk përjashtohet pista e një zjarrvënie. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.