Korçë/ Po kalonin rrugën, automjeti përplas dy fëmijët

30 Gusht 2019, 17:32 | Përditesimi: 30 Gusht 2019, 18:22

KORÇË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, si pasojë kanë mbetur të plagosur dy këmbësorë.

Siç raporton gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha, dy këmbësorët A.R., 19 vjeçe dhe P.N., 10 vjeçe kanë qenë duke kaluar rrugën, teksa janë përplasur nga një automjet, i cili shërben për transportin e udhëtarëve Korçë- Bilisht.

Nga dyshimet paraprake, mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normale të lejuara. Dy këmbësorët janë transportuar në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ku po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes, ku shihet automjeti i përfshirë në aksident. 

r.k./Shqiptarja.com