Korçë- Prej 7 muajsh në kasolle, familja që u dëmtua nga tërmeti i 1 qershorit: Djali bashkë me familjen ikën te vjehrri

18 Dhjetor 2019, 19:58

KORCE- Kanë kaluar 7 muaj që nga tërmeti i 1 Qershorit që preku disa fshatra në Korçë si Floq, Darzezë dhe Vidohovë. Banorët e prekur nga tërmeti, banesat e të cilëve u shkatërruan, ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet.

Report TV është rikthyer në fshatin Floq, ku 75 banesa pësuan dëmtime nga tërmeti i 1 Qershorit. Në këtë fshat ka banorë të cilët thonë se ende nuk kanë marrë një zgjidhje për banesat e tyre. Një ndër to është edhe familja Pelivani e cila pas datës 1 Qershor është detyruar të jetojë në një kasolle për 7 muaj

Sipas kryefamiljarit banesa pas disa vlerësimesh kaloi në kategorinë e tretë për dëmshpërblim,vlera e së cilës nuk është dhënë ende për këtë familje.

“Djali i vogël bashkë me nusen dhe çupën 3 vjeç ikën të vjehrri se s’mund të jetonin këtu. Unë me gruan kam ndenjur 4 ditë në çadër, pas 4 ditësh kam ardhur kam jetuar jashtë. Në 4 qershor kam ndërtuar këtë kasolle vetë se s’kisha ku të jetoja”, tha Sotiraq Pelivani

Ndërkohë ka ende familje të cilët edhe pse banesa i është dëmtuar rëndë nga tërmeti vijojnë të qëndrojnë prej 6 muajsh brenda mureve të çara dhe kollona të postuara. Familja Hasankolli thotë për Report TV se për ta nuk është bërë asgjë.

“Që në 1 qershor banesa jonë pati dëmtime, këto dëmtime që shikoni, mos të them që janë shtuar më shumë tani. Kur erdhi e pa komisioni tha është për rikonstruksion,po prisnim radhën, spo vinte njëri vajtëm në bashkia na tha ju shpunë për dëmshpërblim. Na caktuan 1 milon, mund të bëhët gjë.Le që nuk i dua lekat, ça bënë për Floqin njëhër, 7 anëtarë, po më flenë fëmija në këtë dhomë të shembur”, tha një banore

Sipas grupeve të verifikimit në fshatin Floq 18 prej banesave të dëmtuara nga tërmeti  u vlerësuan për rindërtim nga ku 17 kanë përfunduar punimet dhe 1 është drejt fundit. 19 banesa u rikonstruktuan. Ndërkohë 38 banesa do përfitonin dëmshpërblim.

    No videos found.