Këtij burri mjekët i thanë që është i infektuar. Dyshime ka edhe për bashkëshorten dhe vajzën e tij. Është nga rastet me të fundit mes 750 personave aktivë me COVID -19 në qarkun e Korcës.
“Unë vetë e kam. Në bazë të analizave që bëra, doktorët më thanë se e kam. U paraqita tek urgjenca. U thash kam këto, këto simptoma dhe më thanë do të bësh këto analiza. Pas përfundimit ët analizave, më than që e ke. Brenda orësh u bë. Për një orë e gjysmë dolën analizat. Masa, distanicim nga të tjerët. Të paktën të mbrojmë tjerët. Zoti përpara, ne mbrapa dhe do ja dalim. Dhimbje muskujsh. Humbje nuhatje, shije. Temperaturë vetë nuk kam. Gruaja e vajza kanë temperaturë. Sot jemi në gjendje, nesër se di”, tha një i prekur me COVID.
Korça është nga zonat me numrin më të lartë të të infektuarve por pavarësisht Komiteti i Ekspertve ende nuk ka marrë një vendim nëse spitali do të kthehet në COVID apo jo. Për drejtorin Litjan Broka, kjo do të varet nga kurba e të infektuarve.
“Të gjitha spitalet kanë karakteristikat e tyre për të trajtuar të sëmurët me COVID. Spitali ynë ka bërë përgatitjet. Është bërë trajnimi i gjithë stafit mjekësor, paramjekësor, infermieror. Për këtë jemi 100% të trajnuar dhe kushtet teknike janë gjithmonë në përmirësim për të rritur sa më mirë shërbimin. Çdo gjë është në koordinim me komitetin e ekspertëve për të përdorur çdo kapacitet mjekësor në ndihmë të përballimit të kësaj pandemie. Nuk mund ta them nëse ky spital do kthehet në COVID sepse çdo gjë është në dinamikë që të kthehet do certifikohet dhe nga ekspertë të fushës dhe çdo gjë do vihet në shërbim te pacientëve. Çdo statistikë, çdo mënyrë menaxhimi ka një koordinim qendror për të pasur një reagim dhe funksionim sa më të mirë të spitaleve COVID dhe rajonal. Jemi në kontakt të përditshëm me komitetin e ekspertëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët na udhëzojnë dhe mbështesin”, tha drejtori i spitalit Korçë, Litjan Broka.
